Bota

Shifra tronditëse në Spanjë, mjeku shqiptar: Mund të jenë infektuar 1 milionë persona

2 Prill 2020, 18:33 Nga DOSJA
Shifra tronditëse në Spanjë, mjeku shqiptar: Mund të

TIRANË- Në Spanjë situata po vijon të përkeqësohet dhe shifrat zyrtare flasin për 110 mijë të prekur. Sipas mjekut neurokirurg Kita Sallabanda përgjatë një interviste në “Vizioni i Pasdites”, shifrat kanë pësuar një rritje dramatike dhe se pritet ende një numër i lartë viktimash.

 “Situata është tragjike, 110 mijë të infektuar. Kemi afërsisht 1 milionë me COVID-19, që mendojmë që janë të infektuar. Situata është dramatike. Shërbimi i reaminacionit është 6 mijë . Numri i pacientëve që shkojnë në urgjencë ka rënë 30%. Në reaminacion futeshin 400 të sëmurë, tani futen 200. Ne do kemi shifra të larta të të vdekurve dhe më pas numri besoj që do bjerë. Masat që kemi marrë po japin rezultat. Është rritur një çik numri, por nga natyra jam optimist dhe shoh dritë në fund të tunelit. 3-4 ditë do fillojmë të kemi këto shifra”, u shpreh Sallabandra.

Doktor Sallabanda komentoi gjithashtu mbi masat e marra nga shteti spanjoll, si dhe për kohën kur parashikohet të jetë piku i të infektuarve. “Duke filluar nga dita e hënë janë mbyllur aktivitete industriale, aktivitetet mjekësore deri me datën 11 prill. Pastaj do shohim nëse lirohet diçka. Jemi këto ditë piku në Spanjë, sipas studiuesve. Nesër pasnesër janë ditët e pikut.  Për 2 -3 ditë shpresojmë  që të ulet. 60 milion euro të humbura në dy ditë janë sipas statistikave nga ekonomia spanjolle”, u shpreh më tej ai.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kita sallabanda koronavirusi ne spanje kita sallabanda koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll