Politike

Vijon shpërndarja e pakove për familjet në nevojë, Rudina Hajdari: Sot u fokusuam tek gratë

2 Prill 2020, 18:34 Nga DOSJA
Vijon shpërndarja e pakove për familjet në nevojë, Rudina

TIRANË– Deputetja Rudina Hajdari ka vijuar edhe sot me shpërndarjen e pakove të ndihmave tek familjet në nevojë. Hajdari ka njoftuar se ditën e sotme janë ndihmuar 11 familje në zonën e Laprakës, pikërisht zonë ku edhe ajo është zgjedhur deputete.

“Edhe sot vazhduam aksionin duke ndihmuar 11 familje që janë në vështirësi në këtë kohë të vështirë, në zonën e Institutit Bujqësor, Kodër-Kamëz, blloku Gintash, spitali ushtarak dhe Bregu i Lumit. U fokusuam të ndihmonim gratë dhe personat me aftësi të kufizuara. Bashkë do ia dalim! Qëndroni në shtëpi!,”-shkruan Rudina.

Prej disa ditësh ajo ka ndërmarrë këtë mision, ku së bashku me një grup të rinjsh shpërndan ushqime dhe detergjentë tek familjet në nevojë në Tiranë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi rudina hajdari koronavirusi ne shqiperi rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 2 Prill 2020, 16:09

TIRANË- Kryeministri Edi Rama treguar sot vendimin e radhës së qeverisë ku u shpreh se do të detyrojë të gjithë qiradhënësit që të mos paguajnë gjatë kohë ...