Bota

“Qëllojini për vdekje”, Presidenti i Filipineve urdhëron vrasjen e atyre që dalin nga karantina: Vetëm mjekët kujdes!

2 Prill 2020, 11:20 Nga DOSJA
“Qëllojini për vdekje”, Presidenti i Filipineve

FILIPINE– Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka paralajmëruar se kushdo që do të shkelë rregullat e karantinimit do të qëllohet për vdekje. Mediet ndërkombëtare shkruajnë se ai do të urdhërojë policinë dhe ushtrinë e vendit të qëllojnë për vdekje këdo që del nga karantina.

“Le të jetë një paralajmërim për të gjithë. nëse dikush del jashtë, krijontelashe dhe ju rrezikon jetën, qëllojeni atë. Dhe mos i dëmtoni punonjësit e shëndetit, mjekët … sepse ky është një krim i rëndë,”- tha Duterte.

Paralajmërimi i Duterte erdhi pasi banorët e një lagjeje të lagur në qytetin Quezon të Manila organizuan një protestë përgjatë një autostrade pranë shtëpive të tyre, dhe pretendonin se nuk kishin marrë asnjë pako ushqimesh pas procesin të izolimit. gjatë kësaj proteste u vunë në pranga 20 persona. deri më tani në Filipine janë regjistruar 2,311 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa 96 persona kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë COVID-19 vijon të jetë një kërcënim për të gjithë botën. 47,249 kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë globin, ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar. Betejën me koronavirusin e kanë fituar 194,578 të tjerë. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 13,155. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën 9,387 persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, ku deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona.

Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota filipine koronavirusi ne filipine rodrigo duterte filipine koronavirusi ne filipine rodrigo duterte

Sondazh

Poll