Rriten rastet e reja në Iran/ 124 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19, mbi 3 mijë të vdekur dhe 50,468 të infektuar
2 Prill 2020, 10:28Nga DOSJA
IRAN– Numri i të vdekurve në Iran nga koronavirusi ka arritur në 3.136, ku 124 vdekje janë shënuar në 24 orët e fundit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Kianush Jahanpur.
Ndërkohë numri i të infektuarve në rang kombëtar ka shkuar në 50,468, ku 2875 prej tyre janë sëmurë në 24 orët e fundit.
“Kemi 3,956 persona të infektuar në gjendje kritike. Janë 2,875 raste të reja të të infektuarve në 24 orët e fundi dhe 16.711 njerëz janë shëruar nga sëmundja.”- tha Jahanpur.
Në rang global mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar. Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.
BRITANI– Prodhuesi i cigareve Benson & Hedges dhe Lucky Strike pretendon se ka zhvilluar një vaksinë për koronavirusin të bërë nga bimët e duhanit. Du...
KINË– Bota prej më shumë se 3 muajsh po punon për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit, ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se Kina ka miratuar që lë...
KOSOVË– Ish-deputeti i LDK-së Gani Geci ka treguar se çfarë i ka thënë prokurorit Murizio Salustro. Sipas Insajder, teksa Geci fliste për krizën e p...
SPANJË– Ditën e sotme në Spanjë është shënuar numri më i lartë i viktimave brenda 24 orëve. Të paktën 950 njerëz kanë vdekur në Spanjë nga koronavirusi.Me...
Ndërsa afrohet muaji i shenjtë islamik, një hije e rëndë ngjitet mbi muslimanët … COVID-19.Tregjet e zhurmshme, dekorimet në rrugë dhe ftesat e iftarit janë pje...
ITALI – Italia është vendi i parë në botë për numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi, ndërkohë që edhe të infektuarit rriten ditë pas dite.Kur në rang...
GJERMANI– Numri i personave të infektuar me koronavirus në Gjermani vazhdon të rritet. Por rritja e përqindjes në raportimin e rasteve të reja po shton sërish f...
ITALI– Doktoresha shqiptare, e cila prej vitesh jeton dhe punon në Itali, ka ardhur me një rrëfim të sinqertë, rreth situatës kaotike në spitalet italiane, pas ...
KINË– Banorët e qytetit Shenzhen në Kinë duket sikur kanë reflektuar. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ata nuk do të hanë më mishin e maces, gjarprit, bre...
KOSOVË– Një foshnjë 5 muajshe ka rezultuar e infektuar me Covid-19. Foshnja shqiptare, bauese në Kamenicë ka rezultuar pozitive me koronavirus së bashku me...