Bota

Miratohet përdorimi i lëngut biliar të arinjve si ilaç për COVID-19, aktivistët për të drejtat e kafshëve kritikojnë K

2 Prill 2020, 10:17 Nga DOSJA
Miratohet përdorimi i lëngut biliar të arinjve si ilaç

KINË– Bota prej më shumë se 3 muajsh po punon për prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit, ndërkohë mediat e huaja kanë shkruar se Kina ka miratuar që lëngu biliar i mëlçive të arinjve të përdoret për pacientët me koronavirus.

Ky lëng do të përdoret vetëm tek ata pacientë që janë në gjendje kritike për jetën.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit ka rekomanduar përdorimin e Tan Re Qing, një injeksion që përmban “biliar arinjsh”, bri dhie dhe barishte, që besohet se shëron pacientët e infektuar me Covid-19.

Ky lëng biliar i arinjve, që prodhohet në mëlçinë e arinjve dhe ruhet në fshikëzën e tëmthit, është përdorur në mjekësinë tradicionale kineze qindra vjet më parë. Ndërkohë edhe çmimi i këtij lëkngu ka një çmim të lartë në tregun ilegal ndërkombëtar.

Megjithatë duke qenë se edhe shitja është bërë ilegalisht nuk është raportuar asnjë provë që ky lëng ka vlerë mjekësore.

Por ky fakt është kritikaur nga aktivistët për të drejtat e kafshëve, pasi edhe disa javë më parë vendi ndaloi shitjen e kafshëve të egra për ushqim.

Në rang global  mbi 47 mijë njerëz kanë humbur jetën ndërsa 936,204 të tjerë janë të infektuar.  Epiqendra e COVID-19 është Europa, ku tri shtetet më të prekura janë Spanja, Italia dhe Franca. Numri i viktimave në Itali ka shkuar mbi 13 mijë. Ndërkohë në Spanjë kanë humbur jetën mbio 10 mijë persona. Edhe Franca po lufton çdo ditë me COVID-19, por atje virusi po bën ‘kërdinë’, pasi deri më tani kanë humbur jetën 4,032 persona. Virusi është përhapur shumë edhe në Ballkan. Raste të reja çdo ditë në Greqi, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Në Shqipëri numri i personave të infektuar ka shkuar në 277, ndërkohë që 16 persona kanë ndërruar jetë.

Burimi: Yahoo.news

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë lëng biliar i arinjve tan re qing koronavirusi në kinë lëng biliar i arinjve tan re qing

Sondazh

Poll