Aktualitet

Lajm i mirë nga Korça, dy të moshuar fitojnë betejën me COVID-19

2 Prill 2020, 12:33 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Korça, dy të moshuar fitojnë betejën

Korçë- Lajm i mirë nga Korça,  dy të moshuar që ishin infektuar me COVID-19 janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali. Këtë lajm e ka dhënë në Facebook, Drejtori i Spitalit të Korçës, Litian Broka. Sipas tij, Yzdeini 79 vjeç vuante edhe nga sëmundje të tjera, por sërish u shërua.

Lajmi i dytë i mirë për qytetarët e Korçës, edhe çifti i pensionistëve Yzedini 79 vjet dhe Sanija 78 vjet, lënë sot Spitalin Infektiv të shëruar plotësisht nga COVID-19. Shqetësimi për Yzedinin ishte i madh pasi vuante nga sëmundje respiratore por ja doli falë trajtimit me kujdes në Spitalin Rajonal të Korçës dhe impenjimit të mjekëve të Spitalit Infektiv. Edhe njëherë faleminderit gjithë stafit mjekësor. Faleminderit Dr. Pëllumb Pipero për telefonatat pozitive në këto dy ditë dhe punën e palodhur në front kundër koronavirusit. Do të them diçka në zhargonin korçar “të lutem këtë dorë mbaj”, shprehet ai.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 76.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës 23 në Fier dhe 16 në Korçë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet litian broka viktimat e covid ne shqiperi litian broka viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll