Aktualitet

Fasonët listojnë kërkesat ndaj qeverisë: Duam pagat minimale për punonjësit dhe gjysmën e qirave, na rimbursoni menjëher

2 Prill 2020, 12:11 Nga DOSJA
Fasonët listojnë kërkesat ndaj qeverisë: Duam pagat minimale

TIRANË– Fasonistët e bashkuar kërkojnë që qeveria t’i ndihmojë financiarisht në këtë situatë të vështirë që janë përfshirë bizneset për shkak të Covid-19. Në një letër zyrtare, drejtuara Qeverisë Shqiptare, fasonistët kërkojnë që t’u paguhet paga minimale të gjithë punonjësve që bazuar në borderotë e kompanive, për muajin mars, prill dhe maj, të bëhet subvencionim i gjysmës së vlerës së qirasë për të gjitha kompanitë, për muajin mars, prill dhe maj. Fasonët kërkojnë gjithashtu mbulimin e plotë të vlerës së kontributeve shoqërore e shëndetsore mbi pagat, bazuar në masat e parapara me këtë kërkesë për muajin mars, prill dhe maj. Ata listojën edhe një kërkesë për pagesën e asistencës mujore në vlerë prej tetëdhjetë (80%) për punonjësit që humbin vëndin e tyre të punës për shkak të situates së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej.

Kerkesa zyrtare

Fasonistët e Bashkuar në një Grupim të vetëm, i kerkojnë Qeverisë Shqiptare të ndërmarrë këto masa urgjente për situatën alarmante në të cilën ndodhet ky sektor sot: Mbështetje financiare, pa ekuivoke, për sektorin e industrisë me material porositës (fason), te cilët janë në vështirësi financiare si pasojë e mbylljes së detyruar të veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së fatkeqësisë natyrore në vend dhe pandemisë COVID-19 në Europë e më tej, si më poshtë vijon:

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259. 15 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76.Ndërkohë, harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll