Aktualitet

ZANAFILLA/ Tre breza në një shtëpi të infektuar, familja në Has me Covid-19, virusin ua solli nusja nga ceremonia mortore

2 Prill 2020, 11:03 Nga DOSJA
ZANAFILLA/ Tre breza në një shtëpi të infektuar, familja

HASDosja.al ka zbardhur detaje rreth rasteve të prekura me Covid-19 në Has. Mësohet se bëhet fjalë për një familje, banuese në Krumë që ka 7 persona të infektuar. Mes tyre janë te tre brezat, dy të moshuarit, 73 dhe 70 vjeç, djali dhe nusja e tyre, 45 dhe 43 vjeçe si dhe tre fëmijët e këtyre të fundit.

Dyshohet se e infektuara e parë në familje të ketë qenë nusja e shtëpisë, 43 vjeçarja, e cila ka marrë pjesë në një ceremoni mortore. Pa e ditur që e mbartte virusin, gruaja ua ka kaluar Covid-19 edhe gjashtë anëtarëve të familjes së saj.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 76.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet has koronavirusi ne has koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi has koronavirusi ne has koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll