Aktualitet

Rrugët plot me makina, çfarë po ndodh në kryeqytet, qytetarët lëvizin lirshëm nëpër Tiranë

2 Prill 2020, 10:38 Nga DOSJA
Rrugët plot me makina, çfarë po ndodh në kryeqytet,

Tiranë-Rrugët e kryeqytetit dhe trotuaret janë të mbushur plot me makina dhe njerëz. Rritja e temperaturave ka bërë që qytetarët e Tiranës të dalin sot nga banesat e tyre. Shumë prej tyre i drejtohen dyqaneve për të bërë pazar, disa të tjerë shkojnë në punë, por ka edhe nga ata që ka vendosur që të bëjnë një xhiro. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, nuk janë të pakta makinat që lëvizin nëpër rrugë. Ekfetivët e Policisë në terren janë të  paktë në numër.

Foto nga kryeqyteti:

Sipas rregullit të ri çdo që do të bëjë pazar, duhet të njoftojë autoritetet një ditë para dhe pas marrjes së autorizimit mund të dalë nga banesa. Lejohet një vetëm një person në familje të bëjë pazar dhe orari i lejuar është vetëm 1 orë në ditë.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë. Viktima e fundit është një 76-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 3 ditësh ishte i intubuar.  Ndërsa, numri i të shëruarve ka shkuar në 76.  Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës 23 në Fier dhe 16 në Korçë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll