Aktualitet

Tentuan të vidhnin një shkollë, arrestohen në flagrancë 3 adoleshentë në Durrës

2 Prill 2020, 10:44 Nga DOSJA
Tentuan të vidhnin një shkollë, arrestohen në flagrancë

Durrës- Tre adoleshentë, M. P, 17 vjeç, S. Ç, 17 vjeç dhe A. Gj, 15 vjeç, janë arrestuar në Durrës, pasi tentuan të vidhnin një shkollë. Sipas Policisë, adoleshentët në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë futur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, me qëllim vjedhjen e bazës logjistike, por ata u arrestuan në flageancë nga Policia.  Mësohet se adoleshentët më herët kanë vjedhur një makinë tip “BMW” dhe 3 dyqane.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon vjedhjen në një shkollë. Vihen në pranga 3 shtetas, autorë të dyshuar edhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit mars 2020. Shërbimet e Policisë së Durrësit, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Në këtë kuadër, specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, falë ndërhyrjes në kohë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. P., 17 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, S. Ç., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin janë futur në ambientet e një shkolle 9-vjeçare, me qëllim vjedhjen e bazës logjistike të kësaj shkolle, por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, të cilët po i mbanin nën vëzhgim prej një jave, janë kapur dhe arrestuar në flagrancë.

Nga veprimet e para hetimore dhe profesionale u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi edhe i 4 rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga këta persona gjatë muajit mars, konkretisht:

– Më datë 01.04.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit H. H., pije e sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;

– Më datë 30.03.2020, kanë vjedhur në lokalin e shtetasit L. M., pije dhe sende të ndryshme me vlerë 20.000 lekë;

-Më datë 27.03.2020, kanë hyrë në lokalin e shtetasit E. Xh., ku kanë marrë çelësat dhe kanë vjedhur mjetin tip BMW.

– Më datë 25.03.2020, kanë vjedhur në marketin e shtetasit M. S., sende dhe produkte të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arresohen 3 adoleshentë në durrës arresohen 3 adoleshentë në durrës

Sondazh

Poll