Aktualitet

Shqiptarët e bllokuar në kufi, Meta: Autoritetet të japin informacion. Basha: Qeveria të lejojë kalimin, mos t’i mbajë p

2 Prill 2020, 12:14 Nga DOSJA
Shqiptarët e bllokuar në kufi, Meta: Autoritetet të japin

TIRANË-  Rreth 100 shqiptarë janë në tokën neutrale, në pikën kufitare të Kakavijës dhe nuk lejohen të futen në Shqipëri. Dosja.al mëson se ata kanë kaluar doganën greke, por nuk po lejohen që të futen në tokën shqiptare. 

Ata janë ankuar dhe shprehen se kanë dy ditë që nuk po marrin një zgjidhje dhe ambasada nuk u ka kthyer asnjë përgjigje. E njëjta situatë ndodh dhe në Malin e Zi, ku një grup emigrantësh po  lejohen që të futen në shtetin e tyre. 

Dosja.al e ka ngitur këtë shqetësim sot dhe ka kërkuar reagim nga autoritetet përkatëse, por ende askush nuk ka folur. Pas lajmit në Dosja.al ka ardhur një reagim nga Presidenti, Ilir Meta, i cili ka kërkuar shpjegime nga autoritetet përkatëse. 

Po ashtu dhe kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se qeveria duhet që të zgjidh këtë problem dhe të mos i mbajë emigrantët me pengje. Ndërkohë Rama në mbrëmje në një emision televiziv, ai tha se Shqipëria nuk hapë dot kufijtë dhe emigrantët duhet të qëndrojnë aty ku janë të bllokuar. 

Pse ka ardhur ky problem?

Pas përhapjes së COVID-19 në vendin tonë, qeveria ka mbyllur kufijtë me vendet e tjera. Në pikat doganore lejohen të kalojnë vetëm  kamionë dhe furgonë që transportojnë mallra ushqimore, medikamente e mjete spitalore. Një ditë më parë ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj u shpreh se ai është në kontakt të vazhdueshëm me palën greke për këtë çështje. Ndërsa, sot Partia Demokratike i bëri thirrje qeverisë që të riatdhesojë çdo shqiptar, pasi vendimi i qeverisë është i jashtëligjshëm.

(J.V. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet 60 shqiptarë të bllokuar në kufi ilir meta lulzim basha plani i masave per covid-19 60 shqiptarë të bllokuar në kufi ilir meta lulzim basha plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll