Aktualitet

Punonjësja e bankës infekton dhe burrin pas dy vajzave, më 15 mars 52-vjeçarja kontaktoi me një grua me koronavirus

2 Prill 2020, 10:35 Nga DOSJA
Punonjësja e bankës infekton dhe burrin pas dy vajzave, më 15

ELBASANDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me infektimin e 52-vjeçares që punonte në bankë. Mësohet se gruaja që rezultoi pozitive bashkë me dy vajzat e saj, ja ka kaluar virusin edhe të shoqit. Kryefamiljari ka rezultuar pozitiv pas analizës që ka kryer dhe aktualisht po kurohet.

Por si u infektua 52-vjeçarja?

Mësohet se punonjësja e bankës ku punojnë edhe 23 persona të tjerë, më datë 15 mars ka kontaktuar me një 67-vjeçare të infektuar me Covid-19. Ndërkohë në Elbasan ka nisur dezinfektimi i kësaj zone, që konsiderohet si vatra e re virusit.

Të gjitha punonjëset e bankës do të bëjnë analizën. Aktualisht gruaja 52 vjeçe ndodhet e shtruar tek Infektivi ndërsa bashkëshorti me dy vajzat e saj 22 dhe 25 vjeç, janë vetëizoluar në banesë.

Ndërkohë numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 277. 16 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 76. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll