Politike

Dërgoi ekipin mjekësor në Itali/ ‘Zbërthehet’ më në fund Rama: I nisa në emër të gjyshes sime, Veronikës. Do jetë

1 Prill 2020, 19:23 Nga DOSJA
Dërgoi ekipin mjekësor në Itali/ ‘Zbërthehet’

ITALI– Kryeministri Edi Eama ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “Panorama”, ku edhe ka folur për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë për të ndihmuar me koronavirusin. Për herë të parë, kreu i qeverisë shqiptare ka pranuar se ekipin shqiptar e ka nisur në Itali, në emër të gjyshes së tij, Veronikës.

Më pas, numri një i maxhorancës shqiptare tregoi se mbante mend se në vegjëli, gjyshe Veronica i tregonte për shqiptarët në Itali (arbëreshët), madje ndizte dhe qirinj për ta. Sipas Ramës, pikërisht këtu ka nisur lidhja e tij me Italinë.

“Ju përmendët si model Nënë Terezën e Kalkutës, që ia vlen ta kujtojmë që ishte shqiptare, në vendimin për të dërguar mjekët shqiptarë,”-i thotë gazetarja Ramës.

“Ndihmat për Italinë në emër të Nënë Terezës dhe gjyshes sime, Veronikës. Gjyshja ime, ajo ishte një katolike e zellshme dhe që më fliste italisht që në vegjëli, që më thoshte se nga ana tjetër e detit janë të kaltrit tanë, do të jetë e kënaqur të shohë që nga parajsa se më në fund erdhi një çast që Shqipëria e saj të shihet nga Italia si një qiri. Ta dini se ajo edhe ndizte qirinj,”-tha Rama.

Më tej, gazetarja i përmendi Ramës se për herë të parë në Itali të dyja kahet politike u bënë bashkë për të falenderuar Shqipërinë lidhur me ndihmën, ndërsa kryeministri i priti me drojte komplimentet e gazetares.

“Mirënjohjen them se prisja, por tërë këto brohorima dhe emocione sinqerisht, jo.Besoj se ky ishte një motiv i rëndësishëm në gjithë këto brohorima që na kanë prekur thellësisht”, shtoi ai.

Si kryeministër, Rama “pikturoi” gjatë intervistës edhe një Shqipëri, e cila sipas tij do të ishte perfekte nëse do t’i ngjante Italisë, pasi Gjermania dhe Zvicra ishin pak të mërzitshme.

“Kur m’u desh t’i përgjigjesha, shumë e shumë vite më parë, pyetjes; “si është për mua Shqipëria e së ardhmes”, unë iu përgjigja se është Italia në mes. Pra mosmiratim gjenial, sepse të bëhesh zviceran apo gjerman, me tërë respektin, do të ishte një mërzi shumë e madhe. Ne jemi absolutisht të lumtur që jemi pranë Italisë, jemi ushqyer me atë që është kultura italiane, e kemi ëndërruar Italinë në mënyrë ideale, ajo është e fantastike,”– e mbylli Rama.

Të shtunën e kaluar, u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj ndërsa kryeministri Conte dhe politikanë të tjerë italianë nuk ngurruan që të falënderonin Ramën.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi mjeket shqiptare ne itali edi rama koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll