Politike

“Jepu lekë në dorë qytetarëve”, Rama: Këto receta vijnë nga piramidat, ose kanë harruar pllakën e gramafonit

1 Prill 2020, 18:34 Nga DOSJA
“Jepu lekë në dorë qytetarëve”, Rama: Këto

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot deklaratat e disa ekonomistëve të cilët kanë thënë se qytetëve u duhet dhënë para në dorë, për t’i ndihmuar për përballimin e krizës. Rama tha se këta që thonë këto receta, ose kanë ardhur nga piramidat ose kanë harruar të ndërrojnë pllakën e gramafonit.

E di mirë, vuajtjen e shumë kujt që po përjeton shtrengimin e rripit ekonomikisht, po dijeni mirë se unë do bëj çdo gjë që t’iu ndihmojë. Kur shikoj disa që tregojnë disa receta për dhënie me lekë në dorë dhe kuptoj ose që vijnë nga rruga e piramidave, që e dini se çfarë ka ndodhur ose ka ndërruar të kthejë pllakën e gramafonit që para luftës”, u shpreh Rama.

Këto deklarata nga Edi Rama bëhen në një kohë kur numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll