Politike

Rama publikon shifrat: Puna në fshat vijon, kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore se marsin e 2019

1 Prill 2020, 14:52 Nga DOSJA
Rama publikon shifrat: Puna në fshat vijon, kemi 18% më shumë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot disa shifrat, ku shprehet se po vijon rritja e eksportit në bujqësi edhe pse jemi në periudhë pandemie. Sipas Ramës duke u referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019.

? SHIFRA ZYRTARE DHE FAKTE NGA PUNA NË FSHAT ? Edhe pse në një situatë të jashtëzakonshme aktiviteti në sektorin bujqësor vijon, madje sipas të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Doganave, vetëm gjatë muajit mars 2020 kemi 18% më shumë eksporte të prodhimeve bujqësore krahasur me marsin 2019. ? Edhe tre muajt e parë të këtij viti janë me rritje krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

? Askush nuk e parashikon dot se sa do të zgjasë lufta. Deri tani, falë punës së admirueshme në fshat, ku edhe rreziku është i ulët dhe lejeve të punës për zinxhirin e aktivitetit prodhues, grumbullues e shpërndarës, konstatojmë me gëzim se qëndrueshmërinë e sektorit në tërësi – ndonëse ka një çekuilibrim të tregut për disa produkte të caktuara që mbetet një problem i krijuar nga lufta. ? Fermerët dhe blegtorët do të vijojnë punën normalisht, duke iu përshtatur me vetëdije e këmbëngulje, masat individuale mbrojtëse ndaj armikut.

Këto shifra publikohen ndërkohë që numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bujqesia ne shifra edi rama eksportet e bujqesise masat kunder covid 19 bujqesia ne shifra edi rama eksportet e bujqesise masat kunder covid 19

Sondazh

Poll