Politike

Rama shpërndan mesazhin e ‘koronavirusit’ për shqiptarët: Jam i fuqishëm, s’kam armë por mund të vras

1 Prill 2020, 16:30 Nga DOSJA
Rama shpërndan mesazhin e ‘koronavirusit’ për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë sërish një mesazh sensibilizues lidhur me rrezikshmërinë e koronavirusit tek njerëzit. Rama ka hedhur në Facebook-un e tij një video, ku covid-19 ‘flet’ vetë lidhur me qëllimin e tij: marrjen e jetëve.

Me anë të disa ilustrimeve, “virusi” këshillon të gjitha ata që duan të shpëtojnë prej tij që të qëndojnë në shtëpi pasi një ditë ai do të largohet edhe nga vendi ynë.

Si të njoha ty? Unë jam i fuqishëm! S’kam armë por mund të vras. S’kam këmbë por lëviz më shpejtë se ti. Nuk kam duar por mund të kapem kudo. Je i madh por je i dobët. Ke sy por nuk më sheh dot, ke veshë por s’më dëgjon. Ja pra ku u njohëm. S’kam shtëpi dhe asnjë vend ku të shkoj, duhet të lëviz dhe kam udhëtuar në të gjithë botën. Kam qënë në Kinë dhe tani jam në vendin tënd. Ti ke një shtëpi, por nuk të rrihet aty. Tani e di se jam i rrezikshëm. Do të më vrasësh por je i pafuqishëm, sepse jam një virus. Së shpejti do të mërzitem edhe unë me vdekjen,”-thuhet në video.

Deri më tani, që nga identifikimi i dy rasteve të para, koronavirusi në vendin tonë ka infektuar 259 njerëz, ndërkohë që 15 prej tyre kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në tiranë, 26 në durrës 23 në fier dhe 15 në korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll