Politike

“Shqiptarët s’kanë vdekur kurrë për bukë”, Rama jep mesazhe shprese: Nga lufta me COVID-19 do dalim më të fortë

1 Prill 2020, 18:41 Nga DOSJA
“Shqiptarët s’kanë vdekur kurrë për

TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka zhvilluar sot një komunikim me qytetarët ku ka thënë se  ekonomika shqiptare do ringrihet pas luftës. Rama tha se kjo është Lufta e Tretë Botërore dhe Shqipëria do dalë më e mirë dhe më e fortë prej saj. Kryeministri u shpreh se gjithçka mund ta ndërkojmë sërish, por të vdekurit nuk u kthejmëe dot më

Duhet të shohim të dhënar nga fronti i luftës që të mos bëhen hesape pa hamxhiun kur i thonë. Ne po punojmë intensivisht. Lufta që na ka zënë derën është e 3-ta botërore. Kanalet e financimit nuk janë zgjeruar por janë ngushtuar. Të gjithë po shohin taksiratet e vendeve të mëdha. Ne do të dalim më të mirë dhe më të fortë në fund. Shumë kujt që është mësuar me shumë, do të kënaet me pak. Sidoqoftë jam optimisht se do të sigurojmë edhe financime shtesë. Në asnjë luftë nuk pretendohet për jetësë. Ekonomia bie dhe ngrihet, por  të vdekurit nuk i kthe dot më. Shqiptarët nuk kanë vdekur ndonjëherë për bukë. Lufta është reale dhe armiku është i padukshëm dhe mundësia e malit me viktima është reale. Reale është edhe vuajtja juaj po ashtu edhe përkushtimi im për ju. Do ringrihemi nga kjo luftë”, ishte kjo deklarata e Ramës.

Këto deklarata nga Edi Rama bëhen në një kohë kur numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll