Politike

Vokshi akuza Ramës: Ke braktisur të moshuarit, kanë nevojë për ndihmë urgjente e jo për propagandë

1 Prill 2020, 18:07 Nga DOSJA
Vokshi akuza Ramës: Ke braktisur të moshuarit, kanë nevojë

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur sot akuza kundër kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nuk po ndihmon pensionistët. Vokshi ka publikuar dhe një video ku shfaqet një pesnioniste e cila shprehet se s’ka marrë asnjë ndihmë nga shteti gjatë gjithë periudhës së pandemisë.

Pensionistët janë shtresa më e ndjeshme dhe e pambrojtur në këto ditë të vështira të epidemisë së corona virusit.  Edi Rama gënjen kur thotë që ata marrin të gjithë ndihmë nga shteti. Të moshuarit janë sot të braktisurit e mëdhenj që kanë nevojë për ndihmë urgjente dhe jo për propagandë dy lekëshe.  Ja e verteta“, shkruan demokratja.


Këto akzua të Vokshit bëhen në një kohë kur numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi edi rama masat kunder covid 19 albana vokshi edi rama masat kunder covid 19

Sondazh

Poll