Politike

Rama tregon planin e qeverisë: Jemi duke detajuar lehtësimin e masave, presim që të ulet kurba e COVID-19

1 Prill 2020, 18:31 Nga DOSJA
Rama tregon planin e qeverisë: Jemi duke detajuar lehtësimin e masave,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se lehtësimi i masave për lëvizjen do të nisë nga java e ardhshme. Rama në një komunikim me mediat tha se lehtësimi do fillojë nëse shifrat deri ditën e dielë do të jenë optimiste. Kreu i qeverisë shtoi se  duhet të presim që të ulet kurba e koronës, dhe qeveria ka nisur detajimin e planit për lehtësimin e masave. 

“Kjo nuk do të thotë se katastrova është shmangur dhe mos o Zot të hidhnin në det këtë që kemi bërë. E di që nuk është lehetë kjo sitatë. Dua t’u inforomoj se po detajojmë një plan masash për lehtësimin, por nuk veprojmë nëse nuk ulet kurba e koronës. Po detajojmë lehtësim në lëvizjes, por do shihet nëse do kemi ulje gjatë javës dhe do bëhen publike të gjitha javës tjetër“, tha ndër të tjera Rama. 

Këto deklarata nga Edi Rama bëhen në një kohë kur numri i personave të infektuar në vendin tonë ka shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll