Aktualitet

I hiqet pensioni se mori pjesë në protestë, qytetari shkodran: S’jam militant partie, por invalid

22 Mars 2019, 13:45 Nga DOSJA
I hiqet pensioni se mori pjesë në protestë, qytetari shkodran:

SHKODËR– Një qytetar nga Shkodra, Gjergj Cuni, është shprehur se i kanë hequr pensionin e invaliditetit, pasi ka marrë pjesë në protestat e opozitës. Cuni shprehet se e përfitonte pensionin përgjatë 2018, dhe i përfundonte në dhjetor, por pagesa i është ndërprerë që në qershor të vitit të kaluar, pasi ai ka marrë pjesë në protestën e asaj kohe.

Në një intervistë për Fax News, qytetari shkodran ka ngritur si problem shqetësimin e tij, ku thekson se:

Unë jam invalid që nga viti 2011. Jam bërë operacion tek spitali ushtarak dhe më kanë shkurtuar këmbën 7 centimetra. Dhe në atë spital kam marrë statusin invalid i plotë, nga 2011 deri në 2018. Por nuk e marr më.

Qytetari shkodran Gjergj Cuni

Ndërkohë që qytetari pretendon se pensioni i invaliditetit nuk i jepet më sepse ai është një pjesëmarrës i rregullt në protestat e opozitës.

Megjithëse nuk merr asnjë shpjegim nga autoritetet përkatësë, Gjergj Cuni apelon për zgjidhje të këtij problemi, sepse nuk është një militant partie, por një individ, i cili është kundër qeverisjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj cuni pensioni i invaliditetit protesta e opozites gjergj cuni pensioni i invaliditetit protesta e opozites

Sondazh

Poll