Aktualitet

Vrasja makabre e fëmijës shqiptar në Zvicër, flet mamaja: Ajo mori lulen më të bukur nga unë

22 Mars 2019, 11:53 Nga DOSJA
Vrasja makabre e fëmijës shqiptar në Zvicër, flet mamaja:

BASEL- Detaje të reja kanë dalë për vrasjen makabre të fëmijës shqiptar 7-vjeçar që u vra ditën e djeshme në Zvicër.

E ëma e vogëlushit ka thënë se kishte djalin tjetër më të vogël sëmurë me temperaturë dhe po e priste Mërgimin 7-vjeçar në shtëpi.

Nëna e fëmijës, Fatma L, ka rrëfyer se kishte 7 vite që jetojnë në Zvicër, ndërsa i ati i fëmijës është rritur në Basel. Ajo po e priste në shtëpi të birin, që të vinte pas shkolle, por ai kurrë nuk u kthye.

Rrëfimi i saj ka qenë shumë i vështirë, dhe thotë se nuk i besohet ende ajo që ka ndodhur:

“Kisha fëmijën e vogël me temperaturë dhe s’mund të dilja dot për t’a pritur. Ne jemi shumë keq. Nuk mund të besojmë atë që ka ndodhur. Djali ynë nuk është më. Ajo mori lulen më të bukur nga unë. Nuk ishte hera e parë që ai vinte vetëm në shtëpi. Nuk e njoh fajtorin. Unë kurrë nuk e kam parë dhe nuk e di pse e vrau djalin tim. Ajo shkatërroi jetën tone.”-është shprehur ajo.

Ndërkohë që një afërm i familjes ka thënë se ata jetojnë shumë pranë shtëpisë dhe nuk dihet asnjë nga motivet e ngjarjes.

“Ka dalë mjeku e i ka thënë ka vdekur nga hemorragjia, më tepër nuk i kanë dhënë informacione të emës së djalit. Nëna e fëmijës është në gjendje shumë, shumë të keqe. Ata jetojnë shumë afër shkollës. Banesa e tyre nuk është më larg se 10 minuta nga shkolla. “- u shpreh një i afërm i familjes.

Ditën e sotme, u bë publik lajmi pë vrasjen me thikë të një 7-vjeçari shqiptar në Basel. Nxënësi i shkollës fillore u gjet në rrugë nga një mësuese, e cila njoftoi menjëherë ambulancën për t’a shpëtuar të miturin. Policia ka arrestuar një 75-vjeçare zvicerane si autore të sulmit.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet vrasja e te miturit ne zvicer vritet i mituri shqiptar vrasja e te miturit ne zvicer vritet i mituri shqiptar

Sondazh

Poll