725 mln $ mashtrim, arrestohet në Tiranë kunati i dy vëllezërve indianë (Emri)
22 Mars 2019, 12:42Nga DOSJA
TIRANE- Arrestohet kunati i dy vëllezërve indianë Sandesara që akuzohen për pastrim parash në vlerën e 725 milionë dollarëve amerikanë.
Policia e Shtetit njoftoi sot se është arrestuar Hiteshkumar Patel, kunati i njërit prej vëllezërve, Cetan Sandesaras.
Po ashtu, mediat indiane kanë raportuar lajmin dhe bëjnë me dije se pritet të bëhet ekstradimi i indianite, ndërkohë që një tjetër shtetas indian është larguar nga Shqipëria.
“Times of India”, raporton se ka nisur procedura e ekstradimit, ndërkohë që shton se Patel është vëllai i gruas së Cetan Sandesaras.
Patel akuzohet si arkitekti i skemës gjigante të mashtrimit financiar. Dy vëllezërit Nitin dhe Chetan Sandesara kanë marrë 725 milionë deri në 1 miliard dollarë amerikanë kredi nga bankat shtetërore të Indisë, para të cilat i zhdukën përmes një rrjeti prej 300 kompanish “offshore”.
Autoritetet indiane mendonin se ata ishin fshehur në Nigeri, por që prej shkurtit të vitit 2018 ata janë bërë shtetas shqiptarë dhe janë marrë me ndërtim në jugun e Shqipërisë.
Nuk dihet ende nëse dy vëllezërit mashtruesë janë në Shqipëri. Arrestimi i kunatit të tyre është një pikë kthese në hetimet e kësaj çështjeje, që është një nga skemat më flagrante të pastrimit të parave në Shqipëri.
Njoftimi i policisë shqiptare:
Interpol Tirana
Arrestohet provizorisht një shtetas indian i shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, me qëllim ekstradimi drejt Indisë.
Interpol Tirana në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rinas arrestuan provizorisht shtetasin indian:
H. P., 59 vjeç, lindur në Indi dhe banues në Nigeri
Ky shtetas është kapur në në aeroportin e Rinasit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë pasi ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol New Delhi/ Indi. Gjykata Patiala House/New Delhi, ka lëshuar ndaj këtij shtetasi urdhër arresti për veprën penale “Pastrimi i parave”, parashikuar nga nenet 3 dhe 4 të “Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave”.
Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi do të kryhen nga ZQK Interpol Tirana.
(F.G/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Gazetari Mentor Kikia është bërë pjesë e debatit në rrjet për fotot që u bënë virale të liderëve politikë, Rama e Basha, duke fjetur gjumë në avion...
Tiranë- Ditën e nesërme në orën 11:00 kreu i Bashkisë të Tiranës do të organizojë një takim me qytetarët, pasi do të kandidojë për kreun e kësaj Bashkie. Nga ky...
BASEL- Detaje të reja kanë dalë për vrasjen makabre të fëmijës shqiptar 7-vjeçar që u vra ditën e djeshme në Zvicër. E ëma e vogëlushit ka thënë se kisht...
KORCE- Arkëtarja e postës Voskopojë, përvetëson prej vitesh miliona lekë të derdhura nga qytetarët për kontributet vullnetare. Deri më tani nga ankesat e 8 qyte...
TIRANË- Këshilltari për Mediat dhe zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratës së Baton Haxhiut, i cili e akuzoi Ilir Metën d...
VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, pasi akuzoheshin për armëmbajtje pa leje dhe trafikim lëndësh narkotik...
ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 15 vite burg, pasi u shpall fajtor për shitjen e 40 kg kokainë nëpër rrugët e Londrës. I arrestuari është shtetasi shqiptar...
Tiranë- Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të Florenc Hoxhës, ish-kreut të INUV dhe 5 pro...
Tiranë- Një ditë më parë pati debat mes Dashamir Shehut dhe analisitit Mustafa Nano në emisionin “Opinion”.Ishte Nano ai që i tha Shehit se ka pirë ‘ndonjë gotë...