Aktualitet

Tedi Blushi ‘mbron’ Metën nga sulmet e Baton Haxhisë, Artan Hoxha nuk i lë thumbat: Mos e ul pjacën, je zëdhën

22 Mars 2019, 11:14 Nga DOSJA
Tedi Blushi ‘mbron’ Metën nga sulmet e Baton Haxhisë,

TIRANË- Këshilltari për Mediat dhe zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratës së Baton Haxhiut, i cili e akuzoi Ilir Metën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha si përgjegjës të klimës politike dhe si pengues të bashkimit Kosovë-Shqipëri.

Në Facebook-un e tij, Blushi ka shkruar një status ku edhe e ka cilësuar Haxhiun si zëdhënës të Jovica Stanishiçit, i cili ka qënë ish-kreu i Shërbimit Inteligjent jugosllav (UDB) në kohën e Sllobodan Millosheviçit.

Koment pikant ka qënë ai i gazetarit investigativ, Artan Hoxha, i cili ironizoi duke i shkruan se nuk i takonte që të ulte pjacën dhe t’i përgjigjej.

“Debati” në rrjet:

Tedi Blushi: Shpifjet e zëdhënësit të Stanishiçit sot kundër Presidentit Meta si shkaktar i pengimit të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë dhe nxitës i krizës së brendshme në Shqipëri janë të qëllimshme e të pashpresa për ata që duan të kthejnë rajonin tonë në kohët e errëta të urrejtjes ndëretnike dhe duke damkosur shqiptarët si faktor krize e destabiliteti. Qëndrimet e Presidentit Meta kanë qenë të qarta në interes të stabilitetit rajonal dhe interesit kombëtar të shqiptarëve.

Artan Hoxha: Hahaha ty si zedhenesi i Salvador Aliendes qe je nivel hierark me i larte nuk te takon te ulesh pjacen dhe ti pergjigjesh flake per flake zedhenesit te Stanisicit.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha artan hoxha ironizon tedi blushin ilir meta tedi blushi artan hoxha artan hoxha ironizon tedi blushin ilir meta tedi blushi

Sondazh

Poll