Aktualitet

“Nesër të gjithë në shesh ose jepni dorëheqjen”, Teliti nxjerr mesazhin e Veliajt për administratën

22 Mars 2019, 11:38 Nga DOSJA
“Nesër të gjithë në shesh ose jepni

Tiranë- Ditën e nesërme në orën 11:00 kreu i Bashkisë të Tiranës do të organizojë një takim me qytetarët, pasi do të kandidojë për kreun e kësaj Bashkie. Nga ky miting nesër Veliaj nis garën zyrtarisht për kreun e Bashkisë Tiranë. 

Njoftimin Veliaj e dha në rrjetet sociale ku i ftoi qytetarët, që të merrnin familjarët me vete dhe të dilnin në shesh. 

Por nga ana tjetër në telefonat e punonjësve të bashkisë dhe administratës ka mbërritur një mesazh që nesër të jenë domosdoshmërisht në shesh. 

Dorian Teliti ka publikuar një mesazh sipas të cilit, të gjithë punonjësit e administratës janë të detyurar që të dalin në shesh sëbashku me familjet e tyre ose në të kundërtën të japin dorëhqjen. 

Reagimi i Dorian Telitit

Fletërrufeja e partisë-bashki për punonjësit e administratës. Të gjithë në rresht për të duartrokitur “liderin” botëror në kongresin e partisë, në të kundërt pushohesh nga puna. Në mbledhjet e organizuara me administratën e bashkisë së Tiranës, u është kërkuar drejtorëve të mos tolerojnë asnjë mungesë në sheshin “Nënë Tereza” në aktivitetin partiak të kryebashkiakut vetëm pak metra larg pallatit të kongreseve ku do të mbahet Kongresi i PS-së. Ata që mungojnë, pushohen direkt nga puna.

KJO DUHET TË MARRË FUND!

I ftoj të gjithë ata që detyrohen të duartrokasin nëpërmjet shantazhit të vendit të punës, të na bashkohen në përpjekjen tonë për ta bërë Shqipërinë si Europa!

#ShqipëriasiEuropa #SistemiEnveristnëAksion #StopArbitraritetit

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adiministrata në zgjedhje erion veliaj mesazhi për administratën e bashkisë zgjedhjet e 30 qershorit adiministrata në zgjedhje erion veliaj mesazhi për administratën e bashkisë zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll