Aktualitet

Gjykata rrëzon kërkesën, Florenc Hoxha dhe 5 protestuesit e tjerë ngelen në burg

22 Mars 2019, 10:36 Nga DOSJA
Gjykata rrëzon kërkesën, Florenc Hoxha dhe 5 protestuesit e

Tiranë- Ditën e sotme, Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të Florenc Hoxhës,  ish-kreut të INUV dhe 5 protestuesve të tjerë.

Hoxha u arrestua si i dyshuar për akte të dhunshme gjatë protestës së 16 Shkurtit në Tiranë. Bashkë me Florenc Hoxhën mbeten në burg Ferit Dankshi, Agim Peposhi, Ilir Hamendani dhe Sajmir Rexhepi.

Florenc Hoxha, në seancën e kaluar u shpreh se do të vazhdojë të protestojë derisa qeveria e kryeministrit Edi Rama të mos ekzistojë më. Sipas tij, policia i ka dhunuar banesën dhe i ka kërcënuar me armë vajzën e tij 12-vjeçare. Ai deklaroi se se gjithçka është pasqyruar në kamerat e sigurisë së banesës së tij.(lexo këtu)

Pas protestës së 16 shkurtit nga policia u ndaluan 19 persona, por vetëm 5 prej të cilëve u lanë në burg. Mes tyre është edhe Florenc Hoxha. 

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet florenc hoxha protes florenc hoxha protes

Sondazh

Poll