Aktualitet

Të dënuar për armë pa leje e drogë, kapen në Vlorë 2 persona të shpallur në kërkim

22 Mars 2019, 11:10 Nga DOSJA
Të dënuar për armë pa leje e drogë, kapen në

VLORË-  Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim, pasi akuzoheshin për armëmbajtje pa leje dhe trafikim lëndësh narkotike.

Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale: A.Gj., 48 vjeç, banues në Vlorë dhe E.K., 38 vjeç, po ashtu banues në Vlorë.

Ndërsa, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Strukturat Policore të DVP. Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen, ndalimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore shtetasit e shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve:

– A.Gj., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.352 datë 18.07.2011 e ka dënuar me 6 vite burg, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer dhe 1 vit e 4 muaj, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

– E.K., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendim penal nr.148 datë 03.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona vlore arrestohen dy persona vlore

Sondazh

Poll