Aktualitet

Nga shitja e kokainës, tek jeta luksoze dhe makina të shtrenjta, dënohet me 15 vite shqiptari në Angli (Foto+Emri)

22 Mars 2019, 10:54 Nga DOSJA
Nga shitja e kokainës, tek jeta luksoze dhe makina të shtrenjta,

ANGLI-  Një shqiptar është dënuar me 15 vite burg, pasi u shpall fajtor për shitjen e 40 kg kokainë nëpër rrugët e Londrës.

I arrestuari është shtetasi shqiptar Lodvik Guraj, 33, me banim në  Greenford.

Sipas raportimeve të medieve britanike, Guraj kishte arritur të nxirrte 1.6 milionë paund nga kokaina që u shiste klientëve në Londër dhe me këto të ardhura bënte jetë luksoze.

Kur hetuesit i sekuestruan celularin, zbuluan video, në të cilat ishin filmuar pushimet luksoze dhe makinat e shtrenjta, me të cilat lëvizte 33 vjeçari.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari lodvik guraj londer shitje kokaine arrestohet shqiptari lodvik guraj londer shitje kokaine

Sondazh

Poll