Sport

Trajneri Reja e thotë hapur fare: Ishte Rama ai i cili më dha drejtimin e kombëtares

31 Mars 2020, 14:17 Nga DOSJA
Trajneri Reja e thotë hapur fare: Ishte Rama ai i cili më dha

Në korridoret e Federatës Shqiptare të Futbollit është përfolur prej kohësh se zgjedhja e trajnerit Edoardo Reja për kombëtaren ka qenë e kryeministrit Edi Rama, por nuk na e priste mendja se vetë trajneri italian do e thoshte hapur.

Ndoshta për një vend si Koreja e Veriut kjo ka sens, por për një vend gjoja demokratik, jo. Në teori, vendimin për trajnerin e merr presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Në një intervistë për “Corriere dello Sport”, Reja ka komentuar gjestin e Shqipërisë me dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve në Itali për të luftuar koronavirusin.

Edhe pse njëri prej tyre doli pompist, zbuluar sot ekskluzivisht nga Dosja.al, ndoshta trajneri nuk e ka marrë vesh akoma dhe ka folur me fjalët më të mira.

“Ramën e njoh që në kohët e Lazios, më donte te stoli i Shqipërisë. Gjesti i tij ishte i jashtëzakonshëm. Jam krenar që udhëheq këtë kombëtare. Ky është një shembull që duhet përhapur në nivel botëror”.

“Rama, pas rasteve të para, ishte i vendosur të mbyllte gjithçka. Shtetrrethim nga ora 13:00 deri te dita e nesërme, askush në rrugë”, ka shtuar më tej Reja.

Koment interesant nga trajneri i kombëtares. Edhe ai e paskësh kuptuar se në vendin tonë duhet ta kesh mirë “me atë lart”, që të qëndrosh sa më gjatë në punë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kombetarja rama reja kombetarja rama reja

Sondazh

Poll