Sport

Ibrahimovic nuk rinovon, drejtuesit e Milanit mendojnë për sulmuesin e Napolit

31 Mars 2020, 12:54 Nga DOSJA
Ibrahimovic nuk rinovon, drejtuesit e Milanit mendojnë për sulmuesin e

ITALI-Zlatan Ibrahimovic duket se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Milanin dhe drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur nga puna për të gjetur një tjetër qendërsulmues, që të marrë përsipër rolin e bomberit në skuadër, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Emri në krye të listës së Administratorit të Milanit, Ivan Gazidis, është ai i polakut Akradiuz Milik, qendërsulmuesi i Napolit, që gjithashtu dëshiron të largohet këtë verë dhe këtë ua ka bërë të qartë edhe drejtuesve të klubit.

De Laurentiis është në pritje të ofertave për kartonin e tij, të cilin e vlerëson rreth 30-35 milionë euro.

Kjo shifër përshtatet edhe me parametrat e klubit të Milani, ashtu si paga e sulmuesit që është 2.2 milionë euro, duke qenë se Gazidis nuk ka ndërmend të afrojë lojtarë që fitojnë më tepër se 3 milionë euro në sezon.

E.Ç/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport zlatan ibrahimovic zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll