Sport

Tare nuk heq dorë: Sezoni duhet të përfundojë për respekt të viktimave, nëse ndalojmë shumë klube do të rrënohen

31 Mars 2020, 11:26 Nga DOSJA
Tare nuk heq dorë: Sezoni duhet të përfundojë për

ITALI– Drejtuesit e shumë skuadrave në Serie A po presin “semaforin jeshil” për të përfunduar një sezon që u ndal nga koronavirusi. Ekipi i Lazios i qëndron idesë se kampionati duhet të rifillojë, këtë e tregon edhe drejtori sportiv, Igli Tare i cili për kanalin gjerman “Sport 1” do të theksonte,”Për mendimin tim sezoni duhet të përfundojë. Kampionati duhet të ecë para për respekt të të vdekurve dhe të gjithë tifozëve. Nuk është koha e duhur për të vendosur mbi anulimin e garës. Numri i të infektuarëve po bie dhe ndërprerja e sezonit do ishte e padrejtë.

Në diskutim, në fakt, ekzistojnë edhe interesa shumë të rëndësishme ekonomike. Për Igli Taren, në fakt, ndikimi i çdo mbylljeje të hershme të sezonit do të ishte shkatërrues për llogaritë e çdo klubi dhe do të rrezikonte që shumë skuadra të përfundonin në humnerë.

Për futbollin italian, ndalimi i kampionatit do të ishte një fatkeqësi- shpjegoi ai – Ne do të përpiqemi të parandalojmë që kjo të ndodhë me gjithë forcën tonë.” “Në futbollin italian mbi 75% të klubeve e financojnë buxhetin e tyre përmes të drejtave të TV, nëse këto të ardhura nuk ekzistojnë, ato do të rrënoheshin,” shtoi ai, duke paralajmëruar të gjithë për skenarin e mundshëm.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare itali lazio igli tare itali lazio

Sondazh

Poll