Sport

Dërguam 30 mjekë në Itali, flet Duka: Jam krenar për atë që bëri Rama

30 Mars 2020, 20:29 Nga DOSJA
Dërguam 30 mjekë në Itali, flet Duka: Jam krenar për

Dërgimi i 30 mjekëve nga Shqipëria në ndihmë simbolike për Italinë është për t’u vlerësuar. I këtij mendimi është presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Ne jemi vend i vogël dhe pa shumë mundësi, por sipas numrit 1 të futbollit shqiptar ishte një gjest që duhej bërë medoemos. Duke folur për “Kiss Kiss Napoli”, Duka është shprehur krenar për këtë veprim të kryeministrit Edi Rama.

“Unë jam ndjerë shumë i lumtur dhe krenar që Shqipëria ka dërguar 30 mjekë në Itali, në mbështetje për luftën me koronavisurin. Mendoj se është një gjest i bukur solidariteti, me të cilin tregojmë se jemi afër me Italinë, si Italia me ne”, ka thënë Duka.

“E përgëzoj kryeministrin Rama. Ishte gjesti më i bukur i këtyre ditëve”, ka shtuar ai.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport duka fshf rama duka fshf rama

Sondazh

Poll