Sport

Në Angli kërkojnë të mbyllin sezonin me çdo kusht, në lojë janë 850 mln euro nga të drejtat televizive

31 Mars 2020, 13:16 Nga DOSJA
Në Angli kërkojnë të mbyllin sezonin me çdo kusht,

BRITANI E MADHE- Në Angli klubet e Premier League po kërkojnë me çdo kusht të mbyllin sezonin aktual në mënyrë që të shpëtojnë 850 milionë euro nga të drejtat televizive.

Tabolidi “DailyMail” raporton se 20 klubet e Premier League janë gati që të rifillojnë kampionatin në javën e parë të majit, pasi në këtë mënyrë do t’i shpëtonin 850 milionë euro që vijnë nga kontratat për shitjen e të drejtave televizive.

Këto kontrata me televizionet e ndryshme skadojnë më 31 korrik dhe kampionati anglez me këtë plan po tenton t’a përfundojë sezonin para kësaj date.

Mirëpo, para se të praktikohet, ky plan do të duhet të miratohet edhe nga qeveria britanike, autoritetet e shëndetit botëror dhe Shoqata e Futbollistëve Profesionistë.

(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport premier league premier league

Sondazh

Poll