Sport

Coutinho ngel në klasë kudo, nuk e do as klubi i tij i preferuar

30 Mars 2020, 19:29 Nga DOSJA
Coutinho ngel në klasë kudo, nuk e do as klubi i tij i preferuar

Duket se Coutinho nuk e do askush. Madje, as Jurgen Klopp, i cili ka ndarë mendjen për të mos e rikthyer në Liverpool.

Braziliani këtë sezon është i huazuar te Bayern, klub i cili ka paguar 20 mln euro për një vit. Për ta blerë, Bayern duhet të paguajë edhe 80-100 mln euro të tjera dhe nuk është fare dakord.

Problemi është se as Barcelona nuk e ka më në plane mesfushorin, pavarësisht talentit të tij. Mediat kanë raportuar për një interes nga Liverpool, por duket se Klopp ka synime të tjera dhe në Barcelonë kërkon francezin Ousmane Dembele.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern coutinho liverpool bayern coutinho liverpool

Sondazh

Poll