Politike

Aulohet tenderi për qeleshet/ Basha: Qeveria është gjendje të rëndë mendore

31 Mars 2020, 11:45 Nga DOSJA
Aulohet tenderi për qeleshet/ Basha: Qeveria është gjendje

Tiranë- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një konference me gazetarët ka deklaruar se qeveria është në ‘gjendje të rëndë mendore’, pasi  hapi  edhe një tender për blerje qeleshesh. Ai shtoi më tej  se sot shumë qytetarë janë pa ushiqime, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19.

“Një media ka bërë publike sesi është hapur tender për blerje qeleshesh. Kjo tregon gjendjen mendore të rëndë të qeverisjes. Duhet të mos dëgjojmë më raste si nëna në Vlorë, që thoshte ha bukë me sheqer. Të varfërit janë pa ushqime sot”, tha Basha.

Pak më herë, Dosja.al raportoi se tenderi është anuluar. Ka qenë ministri Pandeli Majko i cili ka ndërhyrë për të pezulluar procedurën. Tenderi mbante vlerën e 206 mijë lekëve të reja. Lajmi u bë publik nga mediet pranë PD-së.

Kryeopozitari Lulzim Basha ka bërë thirrje për shtim të testimeve. Në një konferencë me gazetarët, online, Basha tha se duhet të testohen me urgjencë të gjithë ata që aktuliasht janë në lëvizje dhe në punë. Përsa i përket aktit normativ dhe pagave të luftës nga qeveria, Basha tha se duhen rishikuar në mënyrë që çdo qytetar t’i ketë të plotësuara kushtet minimale.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha tenderi i qelesheve viktimat e covid ne shqiperi lulzim basha tenderi i qelesheve viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll