Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës do të mblidhet më 31 korrik
31 Mars 2020, 07:48Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta është shtyrë për në datën 31 korrik. Mbledhja e drejtuar nga Ulsi Manja u zhvillua ditën e sotme online, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Mbledhja nisi që në orën 11:00, dhe u diskutua për të shtyrë afatet e veprimtarisë së këtij komisioni. Më 31 korrik pritet të zhvillohet mbledhja e radhës.
Shkarkimi i Metës:
Maxhoranca prej muajsh ka ngritur Komisionin Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit, pasi akuzojnë Ilir Metën për shkelje të Kushtetutës. Përplasja e parë mes Presidentit dhe Qeverisë erdhi pas anulimit të 30 qershorit dhe dekretimit të datës 13 tetor, por që nuk u respektua nga maxhoranca. Edi Rama dhe të gjithë eksponentët e PS janë shprehur se Meta nuk duhet të qëndrojë në zyrë dhe në këtë mënyrë miratuan një rezulotë, ngritën Komisionin Hetimor dhe dosjen e dërguan për opinion në Komisionin e Vencias. Venecia në përgjigje nuk u shpreh për shkarkimin e Metës dhe palët e intepretuan raportin në favor të tyre.
Po kështu, Komisioni i Venecias ende nuk ka një raport final për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese, por mësohet se në opinionin paraprak konstatohet se mënyra e veprimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është e dyshimtë dhe se ligji për ndryshimin e betimit tek Presidenti është antikushtetues. Në opinion paraprak thuhet se Meta ka vepruar sipas Kushtetutës me emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese dhe nuk e ka shkelur atë.
(j.v/f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar se 30 mjekët dhe infermierët që kanë shkuar në Itali të luftojnë me Covid-19 kanë shkuar pa lejen e prindërv...
TIRANË– Profesor Përparim Kabo ka kundërshtuar ish-deputetin Tritan Shehu, i cili shprehet se mjekët dhe infermierët që u dërguan nga Shqipëria për të ndih...
TIRANË- Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka publikuar sot një denocim të një qytetari, i cili shprehet se Policia dhunon qytetarin në Lushnje. N...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Policia gjatë ditës së sotme nuk ka vënë gjoba për këmbësorët gjatë orarit kur lejohet lëvizja dhe të njëj...
Politike30 Mars 2020, 18:28
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka telefonuar një të moshuar nga Kruja, e cila kishte kërkuar që të ndihmohej lidhur me ilaçet e saj pasi num mund të ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe sot me telefonatat me qytetarët dhe u ka kërkuar atyre që t’i tregojnë problemin. Një qytetar nuk është bindur ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar dhe gjatë ditës së sotme me telefonat me qytetarët, ku dëgjon problemet e tyre. Sot ishte radha e Adritatikut për t...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama, edhe pasditen e sotme, ka vijuar me ritualin e telefonatave me qytetarët, të cilët kërkojnë informacion lidhur me problemet ...
TIRANË- Presidenti i Ilir Meta ka vendosur sot që me anë të një dekreti të kthejë në Kuvend për disa ndryshime Aktin Normativ i njohur si “Anti-KÇK”...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë sot thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë dhe median në përballimin e situatës së COVID...