Politike

COVID-19/ Alibeaj: Qeveria sapo dha një tender 1.5 mln euro, në rezervat e shtetit nuk ushqime për qytetarët

31 Mars 2020, 09:37 Nga DOSJA
COVID-19/ Alibeaj: Qeveria sapo dha një tender 1.5 mln euro, në

Tiranë- Enkelejd Alibeaj, nga selia e Partisë Demokratike ka deklaruar se qeveria po bën propagandë, pasi në rezervat e shtetit nuk ka ushqime për qytetarët në nevojë. Ai theksoi se qeveria ka dhënë së fundmi një tender prej 1.5 mln euro dhe nuk ka dhënë shpjegime pse u vonua me një muaj tenderi për blerjen e ushqimeve.

“Partia Demorakratike i ka bërë thirrje qeverisë që të ndihmojë familjet në nevojë dhe pensionitët e vetmuar, në të situatë të rënduar. Ministria e Mbrojtjes, 10 ditë pas fillimit të krizës filloi shpërndarjen e ndihmave në mënyrë selektive, si të ishin njëri i nënës dhe tjetri i njerkës, qeveria bën propagandë me rezervat e shtetit, se ka furnizime për 3 muaj me ushqime, gënjejnë. Të dashur qytetarë, rezervat e shtetit kanë zero ushqime për ju. Nuk e kanë mendjen fare tek ju, nuk ju intereson fare nëse frigiroferin e keni bosh apo plot, nëse keni ilaçe, nëse ju ngelen lekë për të paguar ujin apo dritat. E kanë mendjen si të vjedhin, si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët. Ju jeni pa bukë, kurse Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë një tender 1.5 milionë euro.  Alo Edi, Alo Xhaçka, Dilni jepni shpjegime pse u vonua 1 muaj tenderi për blerjen e ushqimeve! Si u përzgjodh kompania fituese e tenderit, me apo pa garë? Kush e fitoi tenderin? Në pritje të përgjigjeve nga Alo Qeveria!”, u shpreh Alibeaj.

Një ditë më parë, kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrhe Edi Ramës që të ndihmojë dhe median në përballimin e situatës së COVID-19. Basha u shpreh se shumë media po shkojnë drejt falimentimit dhe kanë shkurtuar stafin.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike enkelejd alibeaj viktimat e covid ne shqiperi enkelejd alibeaj viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 30 Mars 2020, 18:28

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka telefonuar një të moshuar nga Kruja, e cila kishte kërkuar që të ndihmohej lidhur me ilaçet e saj pasi num mund të ...