Politike

Rama pushton mediat italiane: Bëj tifo për Italinë dhe Juventus, Ronaldo dhe Buffon janë kolosalë

31 Mars 2020, 11:21 Nga DOSJA

TIRANË– Ka mjaftuar vetëm dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve të Shqipërisë drejt vendit fqinj që kryeministri Edi Rama të bëjë xhiron e mediave italiane dhe të dalë në faqet e para të gazetave. Përveç daljeve në TG3, dhe Rai3, tashmë radhën e kishte “tuttosport” që të m3rrte një intervistë ekskluzive nga kryeministri shqiptar.

E në këtë intervistë nuk mund të mungonte edhe shfaqja hapur e simpatisë që Rama gëzon për Juventusin. “Bëj tifo për Italinë dhe Juven”, ky është titulli kryesor i Tuttosport në intervistë e Ramës.

Media italiane përsërit shprehjen që kryeministri përdori kur dërgoi mjekët shqiptarë në Itali, “Nuk jemi të pasur por nuk jemi as me memorie te shkurtër, na keni mbështetur gjithnjë dhe ne nuk i harrojmë miqtë në periudhë të vështirë”.

“Ne ndihemi pjesë e shtetit tuaj. Virusi mposhtet me metodën Sachi-t (ish-trajner i Milan). Të mëdhenjtë vendosen në shërbim të grupit. Ronaldo dhe Buffon janë njerëz që i admiroj sepse kanë një shpirt të madh. Ata janë fëmijë kolosalë dhe kurrë nuk e harrojnë se nga vijnë,”– shkruhet më tej në nëntitull.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama tutto sport edi rama tutto sport

Sondazh

Poll