Politike

“Ka vetëm 3-4 euro kosto. Trauma s’ka nevojë për 400 mln lekë mobilie”, Basha bën thirrje për shtimin e testimeve

31 Mars 2020, 10:30 Nga DOSJA
“Ka vetëm 3-4 euro kosto. Trauma s’ka nevojë për 400

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur dhe ka kërkuar testim masiv për të gjithë mjekët, efektivët dhe Forcat e Armatotosura. Në një konferencë me gazetarët, Basha tha se kostoja është vetëm 3-4 euro, dhe se duhet të merren masa patjetër.

Kjo nuk është koha për debat politik. Nuk është koha për të treguar çfarë s’është bërë apo është bërë me vonesë. Kjo konferenca është që veprimet të kryehet në kohë. Më vonë do të kërkojmë llogari nëse gjërat nuk janë bërë në kohë dhe kush është përgjegjësi. Kjo kohë tashmë është për të shpëtuar njerëzit dhe për të ndërperë zinxhirin infektues. Ne nuk kemi ende informacion se çfarë po bëhet për testimin masiv, të efektivëve, forcave të armatosura, gazetarëve që janë në teren, etj. Uroj të mos fshihet asgjë pas kësaj. Kostoja e testimit është 3-4 euro kështu që duhet të bëhet. Një nga gjërat që dëgjojmë në mënyrë të vazhdueshme është që s’ka lekë, ndërkohë që është hapur tender për mobilimin e spitalit të traumës. Kjo nuk është me prioritet. Prioritet janë mjekët dhe tesitmi i tyre. Nuk kanë pse presin me ditë të tëra për testime dhe për përgjigje,”- u shpreh Basha.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 30 Mars 2020, 18:28

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka telefonuar një të moshuar nga Kruja, e cila kishte kërkuar që të ndihmohej lidhur me ilaçet e saj pasi num mund të ...