Politike

VIDEO/ “Ikën pa lejen e prindërve, nuk qëndronim dot duarkryq kur shtëpia jonë digjej”,Rama flet për mjekët shqip

31 Mars 2020, 07:48 Nga DOSJA
VIDEO/ “Ikën pa lejen e prindërve, nuk qëndronim dot

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka pranuar se 30 mjekët dhe infermierët që kanë shkuar në Itali të luftojnë me Covid-19 kanë shkuar pa lejen e prindërve të tyre. Në një lidje me Skype, në Rai 3, Rama tha se këtë gjë e ka marrë vesh në aeroport dhe se me shumë mundësi prindërit e tyre nuk do t’i lejonin të shkonin.

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Keni folur me mjekët tuajqë janë këtu sepse disa kanë ikur edhe pa lejen e prindërve, ngaqë kishin frikë se mos i ndalonin..?

Edi Rama: Ma kanë thënë në aeroport që nëse do ta dinin prindërit e tyre do t’u mbyllnin dyert dhe mund të mos i linin të iknin në atë luftë.

Gazetarja: Dua t’ju them të gjithëve atyre prindërve se në Itali ka njerëz me zemër të madhe kështu që mos u bëni merak.

I pyetur për nismën e ndërmarrë, kryeministri Rama tha se gjithçka nisi shumë natyrshëm gjatë një bisede me ministrin Luigi Di Maio.

Gjithçka erdhi shumë natyrshëm gjatë një bisede me Di Maion. Atë që po ndodhte në Itali, duke e parë në televizor, duke ndjerë dhimbjet e atij populli, thamë, që më mirë t’i vë veshin Nënë Terezës që thoshte ‘në vend që të mallkosh errësirën, ndiz një qiri’. Ne e ndezëm. Idea ishte imja dhe Presidenti italian ma miratoi. mendonim se ata nuk do të ishin shumë të gatshëm që të shkonin në këtë luftë, por të gjithë u përgjigjën pozitivisht menjëherë,“- tha Rama.

kryeministri kujtoi edhe njëherë kohën kur mijëra qytetarë po zbarkonin drejt brigjeve të Italisë.

Ishin ditë të paharrueshme të një vuajtje, pasi dilnim nga diktatura e 50 viteve. Vinim nëpërmjet detit. Përveç gjithçkaje që përjetuam kudo në botë, Italia, na mikpriti, na adoptoiNuk është një shtëpi diku në botë që digjet por shtëpia jonë. BE për ne është një hapësirë qetësie,”- shtoi Rama më tej.

Tre ditë më parë, u nisën nga Rinasi drejt Italisë 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë, për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj, pasi është nga vendet më të prekura nga COVID-19. Ky vendim i qeverisë shqiptare u mirëprit nga qeveria e shtetit fqinj ndërsa kryeministri Conte nuk ngurroi që të falënderonte homologun, Edi Rama.

Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mjeket shqiptare ne itali edi rama mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll

Politike 30 Mars 2020, 18:28

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka telefonuar një të moshuar nga Kruja, e cila kishte kërkuar që të ndihmohej lidhur me ilaçet e saj pasi num mund të ...