Politike

Basha thirrje Ramës: Kriza e COVID-19 ka kapur dhe mediat, duhen ndihmuar

30 Mars 2020, 17:01 Nga DOSJA
Basha thirrje Ramës: Kriza e COVID-19 ka kapur dhe mediat, duhen ndihmuar

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë sot thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndihmojë dhe median në përballimin e situatës së COVID-19. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Basha u shpreh se shumë media po shkojnë drejt falimentimit dhe kanë shkurtuar stafin se nuk përballojnë dot krizën e krijuar nga virusi.

“Kam marrë informacion 48 orët e fundit që shumica e medias është detyruar të punojë tani me gjysëm kapaciteti, gjysma e punonjësve te medias janë dërguar ne shtepi pa paga dhe në raste të tjera ata qe mbahen aty mbahen me gjysëm page, në kohë lufte siç është kjo, ne kohë krize siç është kjo. Ua them me siguri qe informacionet që marrim janë që një një pjesë e madhe e mediave kanë shkurtuar përgjysem personelin apo edhe më shumë dhe kane shkurtuar pagat.

Problemi qe vjen me këtë është nëse fillojnë dhe mbyllen dritaret informative këtë pasoja do ta vuajnë qytetarët; mungesa e transparencës, mungesa e informacionit apo informacioni i njëanshëm është shume i dëmshëm në kohë krize.  Kjo është ajo që dua të ngre. Nuk ka media që i ka shpëtuar kësaj. Thirrja ime është që media të mos jetë jashtë vemendjes dhe të ketë një mbështetje edhe për  to; në veçanti për punonjësit e medias, për gazetarët, për operatorët“, u shpreh Basha.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kriza ekonomike lulzim basha masat kunder covid 19 edi rama kriza ekonomike lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll