Politike

Mali i Zi kërkon ndihmë nga NATO, Rama: E kemi bërë dhe ne, ende s’kemi marrë përgjigje

30 Mars 2020, 14:12 Nga DOSJA
Mali i Zi kërkon ndihmë nga NATO, Rama: E kemi bërë dhe ne,

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sot se qeveria shqiptare ka kërkuar ndihmë nga NATO për përballimin e situatës së COVID-19. Në një intervistë për emisionin “Top Talk” në Top Channel, Rama tha se nuk e di pse kjo gjë nuk është bërë publike, por kërkesa është bërë njësoj siç kanë bërë vendet e tjera.

Mali i Zi ka bërë kërkesë NATO për respiratorë, po qeveria jonë e ka bërë një gjë të tillë?

Ne kemi bërë të njëjtën procedurë, por nuk e di pe nuk është bërë lajm, por kjo nuk është puna jonë. Ne kemi ndjekur procedurën që kanë ndjekur dhe vendet e tjera.

Cila ka qenë përgjigja nëse ka një përgjigje nga NATO?

Nuk jam i informuar nëse ka pasur një përgjien, nëse do kishte pasur do isha informuar. Edhe njeherë që mos krijojmë iluzione, se shumë kush thotë “ua dha lekët Evropa”, ato nuk kanë ardhur me valixhe, nuk janë këto paratë që dalin nëpër televizore që qarkullojnë me shpejtësi.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ndihma nga nato edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 ndihma nga nato

Sondazh

Poll