Politike

“Do na kushtojnë jetë”, Basha përsërit kërkesën për mbylljen e fasoneve dhe call center: Janë vatra të infeksionit

30 Mars 2020, 15:10 Nga DOSJA
“Do na kushtojnë jetë”, Basha përsërit

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përsëritur thirrjen për mbylljen e call center dhe fasonerive. Në një interviste për “Vizion Plus”, Basha është shprehur se nëse qeveria nuk merr këtë vendim do kemi jetë të humbura, pasi këto biznese janë vatra të infeksionit.

Prej ditës së parë kemi kërkuar marrjen e masave sa më të shpejta dhe sa më të forta. Ndaj përshëndes çdo masë që shkon në forcimin e regjimit të distancimit social. Janë shumica prej tyre masa që i kemi kërkuar prej kohësh. Kjo pjesë e punëd duhet intensifikuar. Duhet të merren në kohë këto masa.

Ajo që mungon është mbyllja e vatrave potenciale të infeksionit, si fasoneritë, call center, fabrikat. Gjej rastin të përsëris thirrjen time të përditshme sepse çdo vonesë në këtë drejtim do të na kushtojë jetë dhe shëndetin e njerëzve. Masat mbështetëse janë shumë mbrapa. Një pjesë e madhe e popullsisë nuk kanë mundësi të sigurojnë të përditshmen, ushqimin apo trajtimin minimal edhe për të moshuarit dhe për shtresat në nevojë.”, u shpreh Basha

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kerkesat e pd koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 kerkesat e pd koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll