Politike

Ish-deputeti i PD publikon VIDEO-n: Rama të japë llogari për 3.4 mld € e koncensioneve e mos t’u thotë qytetarëve se ku

30 Mars 2020, 16:54 Nga DOSJA
Ish-deputeti i PD publikon VIDEO-n: Rama të japë llogari për 3.4

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji me anë të një videoje i ka kërkuar llogari Kryeministrit Edi Rama për paratë e dhëna për koncensionet.

Në një video Saliani shprehet se Rama duhet të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP që ka ndarë me oligarkët dhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite. Sipas tij në vend që kreu i qeverisë duhet të japë shpjegime, u kërkon qytetarëve lloigari se ku i gjejnë ata paratëe për internet.

Qeveria duhet të merrte përgjegjësitë dhe t’iu jepte llogari qytetarëve se sa keq i ka shpërdoruar paratë e tyre këto 7 vjet dhe sot të merrte masa për të ndihmuar familjarë dhe sipërmarrje të cilët përveç pamundësisë për të mbyllur muajin kanê dhe ankthin e mbijeteses në të ardhmen! Në vënd të llogaridhënies Edi Rama i kërkon llogari qytetarëve që ankohen, se ku i gjejnë paratë për t’i shkruar në internet. Ky është kulmi i papërgjegjshmërisë dhe arrogancës!

Edi Rama duhet të japë llogari për 3.4 miliard euro koncesioneve e PPP që ka ndarë me oligarkët dhe miliardat e eurove që ka shpërdoruar sipas KLSH këto 7 vite, pastaj të pyesë qytetarët për 10 eurot e ofertës së internetit”, shkruan ish-deputeti.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ervin salianji koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama ervin salianji koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll