Politike

“Prilli, prova e zjarrit”, Rama: Jemi për të mos u marrë mësysh, prisnim që rastet të shtoheshin

30 Mars 2020, 14:38 Nga DOSJA
“Prilli, prova e zjarrit”, Rama: Jemi për të mos u

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën e përballimit të COVID-19, duke thënë  se nga kjo sitatë vendi do tdalë kryelartë. Në një lidhje direkte me emisionin “Top Talk”, Rama u shprehet se statistikat flasin në favor të masave të marra, por prova e zjarit që është gjatë muajit prill.

Ndërkohë i pyetur nëse është duke bërë gjëja e duhur me masat e marra deri tani për parandalimin e përhapjes së virusit, Rama tha se “duke u krahasuar me vendet e tjera, jemi duke bërë gjënë e duhur dhe po ecim në drejtimin e duhur”.

Më tej kreu i qeverisë u shpreh se masat po japin efekt, por nuk duhet të gëzohemi para kohe. “Ne kemi pritur që rastet të shtohen, e për të mos marrë mësysh kemi më pak raste të shtuara nga ajo që kishim parashikuar. Masat po japin efekt dhe nuk duhet të gëzohemi përpara kohe. Cdo lëshim i vijës mbrojtëse mund të pasohet me goditje”, u shpreh Rama.

Ndërkohë në Shqipëri bilanci i personave të infektuar ka shkuar në 223. 44 janë të shëruar dhe 11 viktima. Harta e 11 rasteve të reja zgjerohet në Tiranë, Fier, Shkodër, Tropojë dhe Korçë, ndërkohë që në spitalin Infektiv po marrin shërbim mjekësor 74 pacientë, 4 prej tyre të vendosur në frymëmarrje të drejtuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll