Politike

Mjekët shqiptarë në Itali, Meta intervistë për ‘Rai’: Nuk është një gjest solidariteti, por është një demonstrim

30 Mars 2020, 15:25 Nga DOSJA
Mjekët shqiptarë në Itali, Meta intervistë për

ITALI– Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë-live me televizionin italian “Rai”, ku edhe ka folur për 30 mjekët që Shqipëria dërgoi për të ndihmuar me koronavirusin. Në fjalën e tij Meta u shpreh se pandemia ishte një sfidë për të gjithë globin dhe se të gjithë duhet të ndihmonin për të shpërndarë edhe një mesazh solidariteti. 

Meta tha gjithashtu se dërgimi i mjekëve në një nga zonat më të prekura nga kornavirusi në botë vlen edhe për të shkëmbyer eksperienca të reja.    

Nuk është një gjest i thjeshtë solidariteti, por është një demonstrim mirënjohjeje gjithashtu, që populli shqiptar ka për çdo gjë që Italia dhe populli italian kanë bërë historikisht, duke na ndihmuar në momentet më të vështira të vendit, të kombit tonë dhe të popullit tonë,“-tha ndër të tjera Meta.  

INTERVISTA E PLOTË:

Pyetje (Gazetari Andrea Gerli): Zoti President, a mund të na thoni se sa i rëndësishëm është misioni shqiptar në Itali dhe si u mor vendimi për të nisur një grup mjekësh dhe infermierësh në vendin tonë?

Presidenti Meta: Bungiorno Italia! Ce la faremo! Andra tutto bene! Ky mision humanitar është një demonstrim solidariteti i popullit shqiptar dhe i institucioneve shqiptare për Italinë dhe për popullin italian. Nuk është një gjest i thjeshtë solidariteti, por është një demonstrim mirënjohjeje gjithashtu, që populli shqiptar ka për çdo gjë që Italia dhe populli italian kanë bërë historikisht, duke na ndihmuar në momentet më të vështira të vendit, të kombit tonë dhe të popullit tonë. Është një marrëdhënie historike që daton prej shekujsh, qyshkur shumë arbëresh u detyruan të largohen nga Shqipëria për shkak të Perandorisë Otomane dhe u mirëpritën në Itali.

Pyetje: Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka shprehur falënderimet e tij të posaçme për misionin tuaj këtu. Sa e rëndësishme është sipas jush bashkëpunimi midis të gjitha vendeve për të luftuar koronavirusin?  

Presidenti Meta: Është një sfidë e përbashkët, sepse është një kërcënim i përbashkët për vendet tona, për njerëzit tanë, në veçanti për marrëdhëniet midis popullit italian dhe atij shqiptar, që është shumë e fortë, duke marrë në konsideratë, jo vetëm të gjithë komunitetin shqiptar, e kam fjalën për atë arbëresh, që jeton në Itali, por edhe për komunitetin e ri të shqiptarëve të cilët erdhën në Itali gjatë tre dekadave të fundit. Gjithashtu, duke patur në konsideratë edhe komunitetin italian këtu në Shqipëri, që po rritet vit pas viti. Në këtë drejtim, Italia do të paguajë një çmim vërtetë të lartë dhe është shumë e rëndësishme, që Italia t’ia dalë mbanë sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo është një betejë e përbashkët për të gjithë ne. Ky është gjithashtu mesazhi kryesor i këtij ekipi prej 30 mjekësh dhe infermierësh, që janë dërguar në zonën më të prekur nga pandemia në veri të Italisë për të kontribuar sa të mundemi në mënyrë që të japim këtë mesazh të fortë solidariteti, por gjithashtu për të shkëmbyer eksperienca të reja në këtë betejë me një armik, që ende nuk e njohim.          

Gazetari Andrea Gerli: Faleminderit për kohën tuaj zoti President!

Presidenti Meta: Faleminderit dhe ju për vëmendjen tuaj! Uroj më të mirën për ju dhe për të gjithë popullin italian. Andra tutto bene!

 

Të shtunën, Shqipëria dërgoi në Itali një ekip mjekësor prej 30 mjekësh, infermierësh dhe anestezistësh, veprim ky që u prit shumë mirë nga italianët, të cilët janë një nga vendet më të prekura në botë nga koronavirusi. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi mjeket shqiptare ne itali ilir meta koronavirusi ne itali koronavirusi ne shqiperi mjeket shqiptare ne itali

Sondazh

Poll