Politike

Mbledhja online e Këshillit Bashkiak Durrës, miratohet fondi i emergjencës civile

30 Mars 2020, 14:49 Nga DOSJA
Mbledhja online e Këshillit Bashkiak Durrës, miratohet fondi i

DURRËS- Bashkia Durrës ka zhvilluar sot mbledhjen online të Këshillit Bashkiak ku është miratuar fondi i emergjencës civile. Sipas informacioneve bëhet me dije se fondi është me vlerë 45.000.000 lekë për vitin 2020 dhe do të shkojë për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19 me qëllim dhënien e ndihmave familjeve më në nevojë.

Po ashtu mësohet se janë shpërndarë 1045 ndihma në qytet dhe në njësitë administrative Ishëm, Manzë, Sukth, Rrashbull dhe Katund i Ri. Bashkia e Durrësit ka vendosur në dispozicion të qytetarëve linjën telefonike të ndihmës, lidhur me situatën nga COVID-19, ku qytetarët mund të telefonojonë nga ora 08.00-13.00  nga e hëna në të diel, në numrat: 0694114040, 0694114101, 0694114100.

Në mbledhjen e këshillit bashkiak të zhvilluar online me asistencë teknike të Koordinatores Rajonale të Projektit Bashki të Forta Eneida Marku, janë miratuar edhe familjet përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri  6% dhe  fondi  nga të ardhurat e bashkisë, për muajin mars 2020, si dhe dhënia në përdorim, qendrës për zhvillim komunitar “Sot për të ardhmen”, të dy ambjenteve, për një afat kohor 3 vjet, për t’u përdorur: “për shërbime dhe mbështetje sociale e kundër dhunës në familje dhe me bazë gjinore, për nisma në mbështetje të shërbimeve publike, arsimit, edukimit, punësimit e zhvillimit ekonomik dhe për informimin, ndërgjegjësimin, integrimin, bashkëjetesën komunitare dhe dialogun social”, është ky njoftimi i Bashkisë Durrës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia durres fondi emergjences koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 bashkia durres fondi emergjences koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll