Politike

Rama mesazh shprese qytetarëve: Sa më fort të shtrëngohemi aq më shpejt do të dalim nga ky rrethim

30 Mars 2020, 10:22 Nga DOSJA
Rama mesazh shprese qytetarëve: Sa më fort të shtrëngohemi

TIRANË– Kryeministri Edi Rama iu bën thirrje qytetarëve që të bëjnë durim, pasi ky është çelësi i parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Teksa ndan në rrjetet socialet grafikun e përhapjes së COVID-19, dhe krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria ka ritmin më të ulët të rasteve me koronavirus, Rama thekson se sa më ngadalë të përhapet sëmundja, aq më shpejt qytetarët do të jenë të lirë.

Postimi i kryeministrit Edi Rama: 

? REZISTENCË REZISTENCË REZISTENCË*sa më fort të shtrëngohemi dhe rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja e…

Gepostet von Edi Rama am Montag, 30. März 2020

Situata me COVID-19 është alarmante në të gjithë botën, ndërsa në Shqipëri deri më tani janë 223 të infektuar dhe 11 viktima. 44 prej të infektuarve janë shëruar ndërsa 74 persona janë të shtruar tek Spitali Infektiv, COVID1. 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa vendi është në një izolim total, ku lëvizjet janë minimale.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 29 Mars 2020, 12:28

Tiranë- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar se bluzat e bardha në Shqipëri po preken nga COVID-19, pasi ata nuk janë të pajisura me ...