Bota

Princi Charles shërohet nga koronavirusi dhe ka dalë nga izolimi

30 Mars 2020, 12:04 Nga DOSJA
Princi Charles shërohet nga koronavirusi dhe ka dalë nga izolimi

UELLS – Princi i Uellsit tani është jashtë izolimit, pas diagnostikimit të tij për koronavirusin. Princi Charles, 71 vjeçar, kaloi shtatë ditë në izolim në Skoci pasi rezultoi pozitiv dhe shfaqi simptoma të lehta të COVID-19.

Edhe gruaja e tij 72-vjeçare, Dukesha e Cornwall, iu nënshtrua koronavirusit dhe nuk ishte e infektuar, por megjithatë u izolua për më shumë siguri.

Një zyrtar i Pallatit mbretëror tha se Princi ishte shumë mirë nga ana shëndetësore dhe po ndiqte kufizimet e qeverisë.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota princi charles skoci princi charles skoci

Sondazh

Poll