Bota

Studimi në Wuhan, pacientët e shëruar mund të infektohen për herë të dytë nga COVID-19

30 Mars 2020, 11:39 Nga DOSJA
Studimi në Wuhan, pacientët e shëruar mund të infektohen

KINË– Kina mesa duket po shkon drejt rihapjes pas bollikimit total si shkak i koronavirusit, por një raport i fundit i disa mjekëve në Wuhan ka ngjallur sërish frikë për qytetarët.

Bëhet fjalë për raste të vërteta kur ata pacientë që janë shëruar nga koronavirusi kanë rezultuar sërish pozitiv, pra virusi i ka  prekur për herë të dytë pacientët edhe pas kurimit.

Sipas raportit rreth 3-10 përqind e pacientëve që shërohen nga Covid-19 kanë rezultuar sërish pozitiv me koronavirus pasi ata u larguan nga spitali. Studiuesit në të gjithë botën po përpiqen të përcaktojnë nëse pacientët e rikuperuar mund të infektojnë njerëzit e tjerë me koronavirus apo jo.

Mjekët nga spitali Tongji në qytet, ku u identifikua fillimisht sëmundja, i thanë për CCTV se nuk kanë gjetur prova që këta pacientë që rezultuan  sërish pozitivë, të infektojnë persona të tjerë bazuar në studimin që është bërë edhe me të afërmit e këtyre personave.

Megjithatë hulumtimi në spitalin Tongji është shumë i rëndësishëm pasi Kina tani ka më shumë pacientë të rikuperuar sesa raste të reja të konfirmuara, gjë që ndikon drejtëpërdrejtë tek një shpërthim i dytë nëse personat e sëmurë për herë të dytë u ngjisin virusin familjarëve të tyre.

Kujtojmë që edhe në fund të shkurtit në Kinë por edhe Japoni ata pesona që u shëruan nga virusi u prekën sërish nga COVID-19.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Burimi:  scmp 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll