Politike

Pas kthimit nga Brukseli, ambasadorët i shkojnë në zyrë Bashës, çfarë u diskutua

22 Mars 2019, 09:47 Nga DOSJA
Pas kthimit nga Brukseli, ambasadorët i shkojnë në zyrë

TIRANË– Kreu i PD-së Lulzim Basha ka pritur në një takim në selinë e PD-së ambasadorin e Britanisë, Duncan Norman dhe atë të Gjermanisë, Susanne Schutz.

Mësohet se gjatë takimit u diskutua situata politike në vend dhe aksioneve të ndërmarra nga opozita. Pas takimit, as Basha dhe as ndërkombëtarët nuk u prononcuan lidhur me temën e bisedës mes tyre. 

Hera e fundit kur ndërkombëtarët shkuan në zyrën e Bashës ka qënë disa ditë para djegies së mandateve nga opozita, megjithëse vendimi ishte bërë publik. Ata kanë qënë kundër një aksioni të tillë duke bërë thirrje për dialog dhe mospërdorimin e dhunës gjatë protestave. 

Ditën e djeshme për 5 orë opozita zhvilloi një protestë. Ata u zhvendosën nga Kuvendi tek Drejtoria e Policisë së Tiranës për ta mbylluar tubimin në selinë blu. Për shkak të takimeve në Bruksel, Basha nuk ishte i pranishëm në protestë. Ai zhvilloi takime me PPE, prej të cilës mori edhe mbështetje politike.

Prej më shumë se dy muajsh, Opozita e bashkuar kërkon rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore e cila do të organizojë zgjedhjet qendrore dhe ato vendore. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr dhe ka ofruar vetëm dialog.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha takon norman basha takon schutz duncan norman lulzim basha pd basha takon norman basha takon schutz duncan norman lulzim basha pd

Sondazh

Poll